Regjistrimi I objektev infrastrukturor
24.04 2014
Sot me 24.04.2014 në Agjencinë për kadastër të patundshmërive u zhvillua një takim ku përveq Drejtorit së agjencionit z.Sllavqe Trpeski dhe grupit punues për kadastrin infrastrukturor morrën pjesë edhe Ministri për transport dhe lidhje z.Mile Janakievski ,Drejtori ekzekutiv I Telekomit të Maqedonisë z.Zharko Llukovski,Drejtori teknik I ONE z.Nenad Mickoski ,si pëfaqësues I kompanisë telefonikeVIP ishte z.Jovica Joshevski.
Tema e takimit ishte kadastra e objektev infrastrukturore,gjithashtu ishte promovuar edhe hyrjen e objektit të parë infrastrukturor të Makedonski Telekom dhe lëshimin e dokumentit(Fletë pronësisë) së parë të titullit për objektet e infrastrukturës. Takimi theksoi rëndësinë dhe përfitimet e regjistrimit të objektev infrastrukturor.

Në takim ishte thënë se Agjencia në pajtim me ligjin për kadastër të patundshmërive,objektet infrastrukturor të regjistruar –stacionet e bazës në kadastrën infrastrukturore sipas detyrës zyrtare do ti dorëzojë në kadastrën e objektev infrastrukturore.Nga ana e Ministrit Janakievski ishte deklaruar se për shumicën prej objektev infrastrukturor janë bërë kërkesa për legalizim, dhe pas legalizimit të njejtat mund të regjistrohen në kadastrën e objektev infrastrukturore. Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit do të merr në konsideratë dispozitat e specifikuara të Kodit të Ndërtimit, në pjesën që ka të bëjë me regjistrimin e objekteve infrastrukturore në të dhënat publike.
Drejtori i Përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë z. Lukoski Zharko theksoi se futja e kadastrës të infrastruktures ,për investitorët në sektorin e telekomunikacionit në të ardhmen do të jenë në gjendje për të parë rrjetin ekzistues dhe të planifikojnë të tyren.
Gjithashtu u diskutuan dhe hapat e mëtejshëm që do të ndjekin, e cila do të mundësojë regjistrimin e të gjitha projekteve të infrastrukturës në katër vitet e ardhshme.
Agjencia për kadaster të patundshmërive përveq shërbimeve të tanishme do të mundësojë edhe regjistrimin e objekteve infrastkturore në kadastër,lëshimin e fletë pronësive për objekte infrsastrukturor,kopje të planit për objekte infrastrukturore dhe produkte të tjera lidhur me infrastrukturën nëntokësore dhe mbitokësore në Republikën e Maqedonisë.