Kopje të planit kadastror
Për të marrë kopje të planit kadastror për pasurinë që e posedoni dhe i cili është i regjistruar në kadastrin e pasurisë së patundshme, duhet t’i drejtoheni sportelit për pranim në sektorin kadastral kompetent për territorin në të cilin ndodhet pasuria e patundshme dhe të dorëzoni:
- Kërkesë në formë të shkruar;
- Dëshmi për kompenzim të paguar të shërbimit prej 183 denarë për një parcelë kadastreale
Numri i llogarisë në të cilin duhet të paguani kompenzim të shërbimit të ofruar nga AKPP-ja është i shpallur (do ta merrni) në sportelin e informacioneve në çdo sektor rajonal të AKPP-ës.
Kohëzgjatja për të marrë këtë shërbim nga Kadastri është 1 ditë.
Informacione plotësuese
Linja telefonike pa pagesë: Nëse keni ndonjë ankesë rreth punës së paligjshme të nëpunësve të caktuar të Kadastrit, por edhe të informoheni se deri ku ka arritur procedimi i lëndës tuaj, telefononin në numrin pa pagesë 0800 80 800.
